Universiteti i Pittsburgh jep lajmin e mirë, vaksina kundër COVID-19 kalon me sukses testin e parë

Publikuar tek: bota, më 08:38 04-04-2020 Universiteti i Pittsburgh jep lajmin e mirë, vaksina kundër COVID-19 kalon me sukses testin e parë Foto ilustruese

Vaksina eksperimentale kundër koronavirusit ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët, raportojnë mediat e huaja.

Testimi u krye nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh të kryesuar nga profesori italian Andrea Gambotto, i cili e provoi vaksinën te një mi.

Sipas mediave të huaja, rezultati i fazës eksperimentale tek miu ka qenë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.

"Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëndësishme për imunitetin ndaj virusit”, thotë profesori italian Andrea Gambotto,

Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikro gjilpëra që shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë, ku reagimi imunitar është më i fortë.

Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencë së mbledhur.

Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vaksinën PittCoVacc, që është shkurtimi i fjalëve Pittsburgh CoronaVirus Vaccine.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091469287872314
array(1) { ["section"]=> string(104) "universiteti-i-pittsburgh-jep-lajmin-e-mire-vaksina-kunder-covid-19-kalon-me-sukses-testin-e-pare-201273" }