Universiteti i Tiranës rrezikon të mbyllet në shtator? Ja si përgjigjet ministrja Nikolla

Publikuar tek: politike, më 22:16 19-02-2018 Universiteti i Tiranës rrezikon të mbyllet në shtator? Ja si përgjigjet ministrja Nikolla

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka folur rreth problematikave shumë të diskutuara të ditëve të  fundit atë të Universitetit të Tiranës. E ftuar në studion e emisinit “Tonight” në Ora News ministrja është pyetur nga gazetarja nëse rrezikon vërtet të mbyllet Universiteti i Tiranës, sipas zërave të pedagogëve.

Ndërsa ministrja u përgjigj duke thënë se është duke e ndjekur me shqetësim situatën dhe theksoi se zërat për mbyllje të universitetit nuk janë të vërteta, por pedagogët janë të ndikuar nga politika.

“Nuk e di se me kë pedagog ke folur, por unë e ka ndjekur me shetësim. Të ndikuar nga politika pedagogët flasin sipas bindjeve. Ndërkohë më lejoni tu them, po unë jam njohur me shqetësimet. Në një periudhë të caktuar u largova nga Ministria dhe kur u ktheva ish-minitrja më kishte lënë një dosje një letër këmbim me shumë shkresa të Bordit dhe Rektorit. Rektori i kërkonte ministres teknike zgjedhjen së një kancelari prej saj. Duhet përmendur që Universiteti ndryshe nga të tjerët mazhorancën në bord e ka të zgjedhur nga Universiteti”, është shprehur ndër të tjera Nikolla. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010308980941772
array(1) { ["section"]=> string(95) "universiteti-i-tiranes-rrezikon-te-mbyllet-ne-shtator-ja-si-pergjigjet-ministrja-nikolla-110795" }