UNUM Festival rikthehet në Rivierën shqiptare për edicionin e dytë (Datat)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:08 23-01-2020 UNUM Festival rikthehet në Rivierën shqiptare për edicionin e dytë (Datat)

Pas atmosferës magjike të vitit të kaluar, UNUM Festival do të rikthehet sërish pranëverën e këtij viti në Rivierën e bukur shqiptare.

Disa prej DJ më të famshëm të botës si Raresh, Seth Troxler, tINI, Sonja Moonear, Dyed Soundorom, John Dimas, Priku, Praslea, Cap, Digby, Cesar Merveille dhe shumë tjerë do "të ndezin" plazhet shqiptare nga data 28 maj deri në 1 qershor 2020.

Në edicionin e dytë, ky udhëtim i bukur do të jetë edhe më i gjatë, duke filluar ditën e enjte dhe duke vazhduar pa ndalim deri të hënën, gjatë ditës dhe natës. Festa dhe argëtimi nën ritmet e muzikës së këtyre DJ do t'i kthejë në të paharrueshme orët me diell dhe gjatë perëndimit të tij.

Nuk do të mungojnë gjithashtu shumëllojshmëri të sporteve ujore, kulturës lokale, ushqimeve, pijeve, aktiviteteve të ndryshme dhe një grup i madh njerëzish, adhurues të muzikës dhe udhëtimeve, nga të gjitha anët e botës. Edhe në këtë edicion të dytë UNUM Festival do të zhvillohet në tre faza: The Beach Stage, The Main Stage and Into The Pines Stage.

The Beach Stage (skena në plazh), fillon nga lindja e diellit deri në perëndim, ndërsa The Main Stage (skena kryesore), fillon nga perëndimi i diellit deri në agim, dhe Into the Pines Stage (skena në pisha), e cila zgjat 24 orë në ditë me muzikë, pa ndaluar për asnjë moment që nga dita e parë, ku do të performojnë emra të njohur botëror, artistë rajonalë dhe një mix i stileve muzikore alternative dhe eksperimentale.

Valeriu-Catalineanu-18-scaled.jpgSonja-UNUM.jpgIntoThePines_AnneMarieKoerten.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.90127015113831
array(1) { ["section"]=> string(79) "unum-festival-rikthehet-ne-rivieren-shqiptare-per-edicionin-e-dyte-datat-192947" }