“Uprising”, ja kënga që shoqëron Partinë Demokratike në protesta

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 29-03-2015

Partia Demokratike i ka kushtuar vëmendje të veçantë çdo detaji në protestat e organizuara në Tiranë dhe që më pas kanë vazhduar në Durrës, Kavajë e Kukës. Një nga këto detaje është edhe “kolona zanore” e protestës.

Kënga e zgjedhur i përshtatet më së miri si nga ritmi por kryesisht nga teksti i saj. Ajo titullohet “Uprising” që përkthehet “Kryengritja” dhe këndohet nga grupi Muse. Ja çfarë thuhet në refrenin e saj:

"Një tjetër premtim, një tjetër farë

Një tjetër gënjeshtër e paketuar për të na mbajtur të kapur pas lakmisë

Paranoja po lulëzon

Ata do të përpiqen të na japin drogën që na mban në gjumë

Dhe do shpresojnë se kurrë nuk do e shohim të vërtetën rreth nesh

Ata nuk do të na detyrojnë

Ata nuk do të na degradojnë

Ata nuk do të na kontrollojnë

Ne do të jemi fitimtarë"

Kënga e Muse është pjesë e albumit të tyre “The Resistance”, Rezistenca, dhe është listuar nga Vatikani si një nga 12 këngët më të bukura të vitit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malësi e Madhe, emigrant 38-vjeçar është vrarë me 5 plumba. Kufoma u gjet para 4 ditësh
Pastrohet Rruga e Kombit, u hoqën 8 mijë metër kub dhera që ranë para 4 ditësh »
Article Logic
Execution time: 0.012205123901367
array(1) { ["section"]=> string(66) "uprising-ja-kenga-qe-shoqeron-partine-demokratike-ne-protesta-7251" }