“Ura e vdekjes”, çdo fushatë zgjedhore premtojnë që do e rregullojnë, por pas zgjedhjeve askush nuk vë dorë (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:57 09-03-2017 “Ura e vdekjes”, çdo fushatë zgjedhore premtojnë që do e rregullojnë, por pas zgjedhjeve askush nuk vë dorë (FOTOT)

Banorët e fshatit Zall-Sopot të njësisë administrative Zerqan kanë shprehur disa herë shqetësimet e tyre në lidhje me urën afër shembjes, në afërsi të Tre Çezmave, por askush nuk ka vënë dorë deri tani, ndonëse premtimet gjatë fushatave elektorale kanë qenë të shumta. 

Kjo urë e cila lidh disa fshatra të njësisë administrative Zerqan, u kthye në qendër të vëmëndjes pak muaj më parë kur një një kamjonçinë ra në lumin e Bulqizës dhe si pasojë humbi jetën drejtuesi i automejtit, Indrit Zeneli, 40 vjeç dhe Edion Kola, 35-vjeç, që të dy banues në fshatin Sopot, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

GJHM.jpg

 

Sa herë që vijnë zgjedhjet, gjëja e parë që ju premtohet këtyre banorëve është ura. Kjo urë daton që prej vitit 1939, fillimisht e ndërtuar gjatë pushtimit Italian, me trupa prej druri dhe ganxha. Në vitet ’60 do të ndërtohej nga regjimi komunist dhe që prej atëherë nuk është vënë më dorë në të.

Në vitin 2012, i tha se do të rindërtohej, por që deri më sot, pas 5 vitesh nuk ka patur asnjë ndërhyrje për ta rregulluar.

Në vitin 2015, ish-komuna Zerqan do të sistemonte rrugën me gjatësi prej 2 km që lidhte Tre Çezmet me Zerqanin, por që në investim nuk futej ura, pasi kjo ishte nën varsinë e Këshillit të Qarkut.

hthth.jpg

Që prej vitit 2015 e në vazhdim, rruga me gjatësi prej 2 km që lidh disa fshatra të njësisë administrative Zerqan është lënë në harresë.

Kanalizime të pa pastruara, që kanë sjellë që ujrat e shirave dhe të dëborës të mbulojnë këtë rrugë duke u bërë shumë e rrezikshme për banorët. Kjo rrugë është shumë e rrezikuar edhe nga rrëshqitjet e dherave.

tghth.jpg

 

Që prej vitit 2015 e deri më sot, askush nuk është kujtuar që të pastroj shembjet e dherave që kanë rënë në rrugë, apo pastrimin dhe sistemimin e kaneleve kulluese, shprehen banorët.

Ata deklarojnë se janë ankuar disa herë tek njësia administrative Zerqan, nën varsinë e bashkisë Bulqizë që të pastrojnë kanalet kulluese dhe dherat që kanë bllokuar segmente të caktuara të rrugës, por edhe pse kanë kaluar dy vite askush s’ka marrë masa.

reh.jpg

Me sa duket këta banorë do të duhet të presin edhe pak muaj, ku partitë politike do ju trokasin në derë e do ju kërkojnë votën, me premtimin se kjo urë dhe rruga një ditë do të sistemohen. Por mbetet për t'u parë nëse do mbeten vetëm premtime, apo këtë herë qeveria do i realizojë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet gazetari Elvi Fundo: Si më qëlluan me levë pas koke në mes të ditës në Tiranë
Tragjike në Librazhd / I riu shkon të varrosë gjyshen, humb jetën »
Article Logic
Execution time: 0.010646104812622
array(1) { ["section"]=> string(115) "ura-e-vdekjes-cdo-fushate-zgjedhore-premtojne-qe-do-e-rregullojne-por-pas-zgjedhjeve-askush-nuk-ve-dore-fotot-71365" }