Uragani ‘Florence’, Trump jep ushqime dhe përqafime për të mbijetuarit

Publikuar tek: bota, më 08:59 20-09-2018 Uragani ‘Florence’, Trump jep ushqime dhe përqafime për të mbijetuarit

Presidenti amerikan Donald Trump u ka dhuruar një përqafim të ngrohtë të mbijetuarve të uraganit “Florence” madje u dha atyre dhe ushqime në një kishë teksa ai po bën një tur vizitash në vendet e prekur nga stuhia.

Sipas mediave vendase Trump shtrëngoi duart me vullnetarët që iu bashkuan atij për t’i dhënë ushqime e fruta të mbijetuarve.

Në tempullin e Kishës “Bern”, të mbijetuarit i kërkuan Presidentit përqafime.

Trump gjithashtu shpenzoi ditën duke bërë vizita në disa zona të Karolinës së Jugut dhe të Veriut.

“Ne do të angazhohemi 100% me të gjitha forcat tona për t’i ardhur në ndihmë njerëzve. Kemi bërë një punë të vërtetë, dhe do vazhdojmë ta bëjmë një të tillë deri kur gjërat t’i kthehen normalitetit”, tha Presidenti.

 

 

5069028A00000578-6184909-image-a-33_1537374992810.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036435127258301
array(1) { ["section"]=> string(74) "uragani-florence-trump-jep-ushqime-dhe-perqafime-per-te-mbijetuarit-134982" }