Uragani Harvey kërcënon seriozisht amerikanët, rrezikon të shpërthejë uzinën kimike

Publikuar tek: bota, më 06:52 31-08-2017 Uragani Harvey kërcënon seriozisht amerikanët, rrezikon të shpërthejë uzinën kimike

 Një uzinë kimike pranë qytetit të përmbytur amerikan, Hjuston, pritet të shpërthejë ose të përfshihet nga flakët.

Gjatë shirave të furishëm nga uragani Harvey, në uzinën Arkema kanë dështuar sistemet e ftohjes së përbërësve kimikë dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar zjarrin e mundshëm, tha kompania.

Uzina ka ndaluar prodhimin të premten, përpara zbarkimit të uraganit, ndërsa banorët përreth janë evakuuar. Së paku 33 njerëz kanë vdekur nga uragani në Hjuston të Teksasit.

Furnizimet me energji elektrike janë goditur po ashtu, pasi kompanitë kanë mbyllur tubacionet, shkruan rel.

Shkalla e uraganit është zvogëluar në stuhi, por Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar vazhdimin e shirave në lindje të Teksasit dhe perëndim të Luizianës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kushtetuta e SHBA është e bazuar në shkrime Masonike
U kritikua për veshjen, habit Melani Trump kur zbret nga avioni (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011790990829468
array(1) { ["section"]=> string(88) "uragani-harvey-kercenon-seriozisht-amerikanet-rrezikon-te-shpertheje-uzinen-kimike-90700" }