Uragani i ri “Maria” godet Ishujt Karaibe, shkakton dëme kolosale

Publikuar tek: bota, më 07:01 19-09-2017 Uragani i ri “Maria” godet Ishujt Karaibe, shkakton dëme kolosale

Paralajmërimi i fundit nga Qëndra Kombëtare Amerikanë e Uraganëve në SHBA ishte për Ishujt Karaibe : “ Uragani Maria është ekstremisht shumë i rrezikshëm.”

Maria aktualisht po kalon në pjesën veri-perëndimore të ishullit Dominica, pjesë e Karaibeve, dhe më pas do të shkojë tek Ishujt Virgin, që u goditën dy javë më parë nga uragani Irma.

Uragani i ri Maria është intensifikuar duke shkuar kështu në kategorinë e pestë.

Era e tij arriti  në shpejtësinë 260km/orë dhe solli shira të fuqishëm teksa kaloi në këtë ishull natën e djeshme.

Nuk bëhet ende e ditur nëse ka viktima apo të plagosur por ky është uragani i parë që godet ishullin Dominica në tërë historikun e tij.

Kryeministri i ishullit Roosevelt Skerrit, i cili u shpëtua nga shtëpia e vetë e cila po përmbytej, është shprehur tepër i frikësuar për këtë çështje.

Skerrit tha se kishte një dëm kolosal, me çati që shkëputeshin nga shtëpitë. Burimet thanë se spitali që mban emrin “Princesha Margaret”, në kryeqytetin Roseau, u shkatërrua dhe stacionet e radios ndaluan së transmetuari pasi uragani goditi ishullin Dominica, pjesë e Karaibeve dhe që popullohet nga 72.000 banorë.

Maria tani po drejtohet në shtetin e Guadalupes, dhe është ende në kategorinë e pesë për nga fuqia.

Më pas është parashikuar që do të shkojë në ishujt Virgin dhe Puerto Rico, që kanë shpallur që tani gjendjen e emergjencës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kina dhe Rusia refuzojnë reformimin e OKB-së
E pabesueshme! Në Zvicër tualeti i bankës bllokohet me kartëmonedha 500-euroshe »
Article Logic
Execution time: 0.012141942977905
array(1) { ["section"]=> string(68) "uragani-i-ri-maria-godet-ishujt-karaibe-shkakton-deme-kolosale-92848" }