Uragani “Irma” po i afrohet Floridës, porositë e fundit për amerikanët

Publikuar tek: bota, më 11:11 10-09-2017 Uragani “Irma” po i afrohet Floridës, porositë e fundit për amerikanët

Ndajnë vetëm pak minuta që Uragani Irma është duke u afruar në Florida, ndërkohë që qendra kombëtare e motit ka dhënë edhe porositë e fundit.

“Kushdo që është në Florida: Eshtë koha që të merreni seriozisht me uraganin. E keqja e madhe ende nuk ka ardhur” shkruajnë zyrtarët e qendrës në tëitter.

Ndërkaq, janë dhënë porositë e fundit: që të mos dalin jashtë shtëpive, të shkohet në vendet e përcaktuara për mbrojtjen e njerëzve.

Të mos qëndrojnë pranë dritareve. Të gjithë të kenë veshur këpucët; të përdorin cdo gjë që mund të kenë për të mbrojtur veten: cadra, dysheqe, helmeta e gjithcka tjetër.

Të gjithë televizionet janë në alert për të dhënë informacionet më të fundit nga “Irma”.

Uragani Irma është forcuar shumë në kategorinë e katërt tani që afrohet në Florida, raporton BBC, duke shkuar tani me erërat 209 km në orë.

Uragani do të godasë Floridën në orët në vazhdim. Niveli I ujrave është rritur në brigjet e Floridës dhe pritet një stuhi shumë shumë e madhe.

Të paktën 25 vetë humbën jetën kur Irma goditi herën e parë. (Priten të dhëna në Vazhdim)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Media Britanike: Mafia shqiptare në trafikun e njerëzve, 2500 paund nga Spanja në Britani për person
E pabesueshme! Uragani "Irma" largon detin në brigjet e Karaibeve (PAMJET) »
Article Logic
Execution time: 0.011694192886353
array(1) { ["section"]=> string(73) "uragani-irma-po-i-afrohet-florides-porosite-e-fundit-per-amerikanet-91804" }