Uragani Irma shkatërron Karaibet, shënohen 7 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 09:35 07-09-2017 Uragani Irma shkatërron Karaibet, shënohen 7 të vdekur

Uragani Irma ka shkaktuar dëme të mëdha në Karaibe, duke i shndërruar ishujt në rrënoja dhe duke lënë së paku shtatë njerëz të vdekur.

Ishulli Barbuda thuhet të jetë i pabanueshëm, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se edhe territori francez i Shën Martinit është pothuajse i shkatërruar.

Irma, uragan i kategorisë pesë, nivelit më të lartë të mundshëm, është stuhia më e fuqishme në Atlantik brenda dhjetë vjetësh.

Ajo ka sjellë erëra deri në 295 kilometra në orë.

Të enjten pritet të kalojë pranë Republikës Domenikane. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lufta” SHBA-Korea e Veriut, Trump i pret furnizimin me naftë
Alarmohet Franca, policia gjen sasi eksplozivi afër Parisit, në pranga dy të dyshuar »
Article Logic
Execution time: 0.011441946029663
array(1) { ["section"]=> string(59) "uragani-irma-shkaterron-karaibet-shenohen-7-te-vdekur-91444" }