Uragani “Irma”/ Trump nga Florida, mbështetje banorëve: Jemi me ju

Publikuar tek: bota, më 10:06 15-09-2017 Uragani “Irma”/ Trump nga Florida, mbështetje banorëve: Jemi me ju

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump zhvilloi vizitën e tij të tretë në tre javët e fundit në Florida.

Trump i garantoi banorët e Floridas të rrënuar totalisht nga uragani shkatërrues “Irma”, se shteti amerikan është me ta dhe do t’i mbështesë për të kaluar këtë gjendje.

“Dua t’iu them se jemi 100 për qind me ju. Do të kthehem edhe shumë herë të tjera këtu. Ky është një shtet që e njoh shumë mirë, siç e dini, dhe këta janë njerëz specialë që ne i duam”, u shpreh Trump.

Me një kapele të bardhë ku shkruhej USA, presidenti vizitoi zonat më të prekura në Florida nga uragani si dhe u shpërndau sanduiçë banorëve. Numri i viktimave që humbën jëtën nga uragani shkoi në 81 ku 38 prej tyre ishin vetëm në Florida dhe pjesa tjetër në ishujt Karaibe.

trump_1.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tronditëse, i riu vret ish-gruan dhe 7 shokët e përbashkët
FOTOT E TMERRIT, Shikoni si janë djegur qytetarët nga sulmi terrorist në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.011728048324585
array(1) { ["section"]=> string(67) "uragani-irma-trump-nga-florida-mbeshtetje-banoreve-jemi-me-ju-92434" }