Uragani “Matthew” godet brigjet e Karolinës së Jugut, 1 milion banorë do evakuuohen

Publikuar tek: bota, më 20:58 04-10-2016 Uragani “Matthew” godet brigjet e Karolinës së Jugut, 1 milion banorë do evakuuohen

Uragani “Matthew” ka kaluar mbi Haitin e varfëruar duke shkaktuar të paktën 7 të vdekur gjatë rrugës së tij ndërsa dëmet ekonomike janë gjithashtu të mëdha.

Por edhe pse pritej që forca e uraganit të ulej në orët e ardhshme, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe “Matthew” është vetëm pak orë larg Karolinës së Jugut, raporton Newsbomb.al.

Guvernatorja Nikki Haley ka njoftuar se do të evakuuojë plot 1.1 milion banorë nga zonat bregdetare me ndihmën e Rojes Kombëtare por pa shpjeguar nëse evakuuimet do kryhen sipas dëshirës së banorëve apo do jenë të detyrueshme. Lajmi është konfirmuar edhe nga Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave në Karolinën e Jugut duke njoftuar se banorët do të zhvendosen rreth 140 kilometra në brendësi të tokës.

Të paktën 13 qytetet përgjatë vijës bregdetare kanë deklaruar gjendjen e emergjencës. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rusia bëhet gati për Luftën e Tretë Botërore, evakuuon 40 milion banorë
Hapet lokali ku pranohen vetëm njerëzit e bukur »
Article Logic
Execution time: 0.0067570209503174
array(1) { ["section"]=> string(86) "uragani-matthew-godet-brigjet-e-karolines-se-jugut-1-milion-banore-do-evakuuohen-55101" }