Uragani shkatërrues në Bahamas, 5 të vdekur, miliona amerikanë evakuuohen

Publikuar tek: bota, më 07:33 03-09-2019 Uragani shkatërrues në Bahamas, 5 të vdekur, miliona amerikanë evakuuohen

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga Uragani Dorian, i konsideruar si më i forti që ka goditur ndonjëherë Bahamasin.

Ekspertët parashikojnë që Dorian do të shkojë më pranë Floridas të martën, dhe miliona amerikanë janë nën urdhëra të detyrueshëm evakuimi.

Dorian bëri ulje në tokë si një stuhi e Kategorisë 5 në ishullin Grand Bahama gjatë natës së të dielës.

"Ne jemi në mes të një tragjedie historike në një pjesë të Bahamasit verior," tha Kryeministri Bahamian Hubert Minnis në një konferencë shtypi në Nassau.

Minnis nuk dha më shumë detaje të hënën në lidhje me pesë personat e vrarë në Ishujt Abaco. Një grua më herët i tha një qendre lokale lajmesh se nipi i saj 8-vjeçar u mbyt nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Stuhia ishte 25 milje në verilindje të Freeport, qyteti kryesor në Grand Bahama, me erëra të forta prej 140 km / orë në mbrëmjen e së hënës. Pritet që të ngrihet ngadalë drejt perëndimit brenda natës, dhe më pas parashikohet të kthehet drejt veri-perëndimit të martën vonë.

Uragani parashikohet të lëvizë "në mënyrë të rrezikshme" në brigjet lindore të Floridës brenda mbrëmjes së të mërkurës dhe më pas afër bregdetit të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, tha Qendra Kombëtare e Uraganit.

"Bërthama shumë e rrezikshme e Dorianit pritet të qëndrojë afërsisht 50 milje larg bregdetit të Florida, i cili do të sjellë erëra të forta, dhe shi të madh," tha për CNN meteorologu Dave Hennen.

190902111212-weather-hurricane-dorian-watch-warning-20190902-11a-exlarge-169.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090980529785156
array(1) { ["section"]=> string(78) "uragani-shkaterrues-ne-bahamas-5-te-vdekur-miliona-amerikane-evakuuohen-177141" }