Urbani i Kamzës del nga rruga dhe përplaset me bordurën, plagosen disa pasagjerë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:46 21-05-2019 Urbani i Kamzës del nga rruga dhe përplaset me bordurën, plagosen disa pasagjerë (FOTO) Nga vendngjarja

Një urban me pasagjerë është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Institutit.

Mësohet se urbani i linjës Kamëz-Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën dhe disa pemë që ndodheshin anës saj, ndërkohë në momentin e përplasjes ai ka qenë me pasagjerë të cilët janë dëmtuar lehtë.

5 pasagjerët e lënduar janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Si shkak paraprak dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hetimin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore,  drejtuesi i një autobusi të linjës  së transportit publik ka humbur kontrollin e  mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën 5 pasagjerê të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

ff35cef0-d926-42f4-81af-3f73d58f0c60.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085070133209229
array(1) { ["section"]=> string(91) "urbani-i-kamzes-del-nga-rruga-dhe-perplaset-me-borduren-plagosen-disa-pasagjere-foto-165199" }