Urdhër arresti për Lul Berishën, policia rrethon durrësin e shijakun, pranga “bosit të kokainës”, zyrtarë të lartë dyshohen të përfshirë

Publikuar tek: barometri, më 08:17 22-10-2018 Urdhër arresti për Lul Berishën, policia rrethon durrësin e shijakun, pranga “bosit të kokainës”, zyrtarë të lartë dyshohen të përfshirë

Operacione masive anti-drogë janë duke u zhvilluar në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me RENEA DHE FNSH.

 

Gjatë mbrëmjes së sotme janë arrestuar vëllezërit Avdyli, Flamuri, Jasen dhe Saimir Avdyli, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike me bazë në Shijak.

Mësohet urdhër arresti është lëshuar edhe për Lulzim Berishën, por ky i fundit i ka shpëtuar prangave të policisë pasi nuk e kanë gjetur në banesën e tij në Durrës. Për këtë ka dyshime se mund të jetë dekonspiruar operacioni.

Në polici janë shoqëruar edhe 20 persona të tjerë ndërsa mes të arrestuarve janë edhe Shkëlqim Avdyli, Fatos Llaftiu dhe Shkëlqim Gjepali.

Më i njohuri prej tyre është Flamur Avdyli, pronar i hotelit luksoz “Germany” në bregdetin e Durrësit dhe i disa bizneseve të tjera.

Burime bëjën me dije se në listën e të kërkuarve si të përfshirë në këtë grup kriminal janë edhe zyrtarë të lartë.

Ndërsa operacioni sekret është shtrirë edhe në Sarandë e Vlorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035386085510254
array(1) { ["section"]=> string(138) "urdher-arresti-per-lul-berishen-policia-rrethon-durresin-e-shijakun-pranga-bosit-te-kokaines-zyrtare-te-larte-dyshohen-te-perfshire-138639" }