URDHËRI i fundit i Valbona Sakos në DURRËS: Nxirrni praktikat e pallateve të pabanueshme…Pas kësaj në bashki shfaqet Vangjush DAKO (PRAPASKENAT)

Publikuar tek: politike, më 10:28 02-12-2019 URDHËRI i fundit i Valbona Sakos në DURRËS: Nxirrni praktikat e pallateve të pabanueshme…Pas kësaj në bashki shfaqet Vangjush DAKO (PRAPASKENAT) Vangjush Dako dje në Bashki

Valbona Sako, ish-kryetarja e Bashkisë së Durrësit iku dje, por menjëherë, në bashkinë e Durrësit u shfaq Vangjush Dako.

Fotot e Dakos brenda bashkisë, tre muaj pasi ishte larguar nga ato ambiente, bënë xhiron e rrjetit dhe u denoncuan thuajse nga të gjithë për drejtimin sërish prej tij të bashkisë së Durrësit, nëpërmjet ish-zëvendsit Varfaj.

Por cilat ishin prapaskenat e largimit të Sakos.

Abcnews ka mësuar se në fakt, Valbona Sako, përpara se të bënte atë gafë televizive që ishte sebepi I largimit të saj, u kishte kërkuar specialistëve në Drejtorinë e Urbanistikës, nxjerrjen e dosjeve dhe praktikave të të gjithë pallateve që po evidentoheshin të pabanueshëm apo që ishin shkatërruar. Kjo do të conte në një tjetër drejtim: kohën kur janë dhënë lejet dhe mënyra sesi është proceduar. Prokuroria e Durrësit e kishte deklaruar se do të merrte gjithë dokumentacionin nga bashkia.

Kaq ka mjaftuar që gjithcka të vihet nën kontroll. Tashmë Vangjush Dako u kthye në Bashkinë e Durrësit dhe nuk dihet se cila është arsyeja: vendosja e rregullit apo rregullimi I shkresave. Pritet të shihet se cfarë do të bëjë prokuroria.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037780046463013
array(1) { ["section"]=> string(148) "urdheri-i-fundit-i-valbona-sakos-ne-durres-nxirrni-praktikat-e-pallateve-te-pabanueshme-pas-kesaj-ne-bashki-shfaqet-vangjush-dako-prapaskenat-188091" }