Krye-inspektori i Bashkisë Elbasan, me inicialet D.E, e ka urdhëruar pronarin e një lokali në Elbasan të heqë tavolinat e lokalit nga ambientet publike, por është përballur me dhunën e këtij të fundit.
Sipas policisë, pronari 39 vjeçar Aurel Çela e ka kundërshtuar me dhunë krye-inspektorin, 48 vjeçari me inicialet D.E, ndërsa ai ka qëlluar me pistoletë në ajër për të ndërprerë sherrin. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe forca të shumta policie të cilat kanë shoqëruar në polici Aurel Çelën dhe dy persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me konfliktin.