Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve në komisariate përgjatë dy ditëve ku janë arrestuar 11 persona dhe janë lëshur dy urdhëra mbrojtje.
Aldo Doda, 21 vjeç është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me shtetasen I.Xh, 20 vjeç, banuese në Tiranë.
Agustin Shelnishta, 21 vjeç, është arrestuar pasi ka qenë , i dënuar më parë për vjedhjedhe në rrugën “Dritan Hoxha” pranë Sheshit “Shqiponja” ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësisve të policisë së rendit publik.
Bledar Çoba, 35 vjeç, banues në Tiranë, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B .Ç, 33 vjeç.
Policia ka dhënë urdhër mbrojtje të menjëhershme për shtetasen E. B, 51 vjeç, banuese në Tiranë, sepse djali i saj Xh.B, 23 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj
Urdhër i menjëheshëm të mbrojtje për shtetasen D.B, 57 vjeç, banuese në Tiranë, sepse djali i saj, J.B, 23 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike ndaj saj.
Myzafer Gjona, 51 vjeç u arrestua sepse ka ushtruar dhunë fizike, duke e çarë me thikë në dorën e djathtë, djalin të tij AGj, 19 vjeç, të cilit ju plotësua kërkesë adi për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes.
Ali Rama, 38 vjeç, u arrestua sepse ka bërë kallëzim vellai i tij R.R, 50 vjeç, banues Tiranë, se e ka goditur me një shkop në trup, i cili është në spital ushtark i shtruar dhe është i paisur me vendim mjekoligjore.
Edart Sula, 54 vjeç, është arrestuar pasi, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin L. M, 86 vjeç banues në Kavajë.
Florenc Kalemasi, 43 është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, furgon me targë AA 839 LA, nën ndikimin e pijeve alkoolike.
Jasin Karameta, 59 vjeç, u kap duke drejtuar mjetin tip ‘’Volvo’’, me targë TR 6915 N, në gjendje të dehur.
Arben Vokshi, 43 është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen Tauran”, me targa 03-530-EB, në gjëndje të dehur.
Elton Pasha, 32 vjeç, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen Pasat”, me targa AA 859 AU, në gjendje të dehur.
Albulena Hoxha, 23 vjeç, banuese në Kosovë, sepse në bulevardin “Bajram Curri”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, me targa 04-899-CI, në gjendje të dehur.