Urdhri i kryeministrit TENSIONON socialistët në Shkodër, zbardhet DEBATI i FORTË me dyer të mbyllura: Nuk jemi dele ne! S'na pyetët për VALDRININ dhe na bëtë gropën, të vijë RAMA këtu, s'kemi më besë të kërkojmë votë  

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 20-08-2019 Urdhri i kryeministrit TENSIONON socialistët në Shkodër, zbardhet DEBATI i FORTË me dyer të mbyllura: Nuk jemi dele ne! S'na pyetët për VALDRININ dhe na bëtë gropën, të vijë RAMA këtu, s'kemi më besë të kërkojmë votë  

Neswbomb.la zbardh debatin e fortë e zhvilluar dy ditë më parë në mbledhjen e degës së Partisë Socialiste në Shkodër.

Senida Mesi në mbledhje është prezantuar si e deleguar e kryeminsitrit Edi Rama dhe sekretarit të Përgjitshëm, Taulant Balla.

Kështu, ish.zvkryeministrja është shprehur se me urdhër të Ramës dhe Ballës anëtarët e partisë duhet të votojnë si kryetare këshilli, gjatë mbledhjes së konstituimit, kandidaten Brisela Kadia.

Mesi u ka pohuar anëtarëve të PS,se me urdhër nga Taulant Balla kush nuk e voton këtë kandidate do të përjashtohet nga partia.

Një gjë e tillë ka tensionuar anëtarët e PS gjatë mbledhjes, ndërsa i kanë shprehur Mesit pakënaqësitë e mëdha për atë që ka ndodhur.

Njëra prej anëtareve shprehet me tone të ashpra se do të donte të ishtë në mbledhje edhe kryeministri Edi Rama që ti fliste për Valdrin Pjetrin, kandidatin që siç thotë ajo nuk i ka pyetur.

'Ne jemi demokraci dhe nuk pranojmë të konsiderohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është kantandis PS e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat që sic e pamë as në zonën e vet në Rrencë nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin...si merr përsipër me na detyru pra figurë tjetër', shprehet njëra prej anëtarëve.

Mbledhja e degës së PS është zhvilluar më datë 18, ndërsa ditën e djeshme u bë konstituimi i këshillit të ri bashkiak, ku kryetare u zgjodh kandidatja e propozuar nga Rama, Brisela Kadia.

Debati i zbardhur nga newsbomb.al:

Senida Mesi: Si e deleguar e kryeministrit dhe sekretarit të Përgjithshën të Partisë z. Balla iu përcjell urdhrin e kryeministrit që kandidatja për kryetare Këshilli të jetë grua. Për këtë ne kemi propozuar Brisela Kadia. Nga Taulant Balla kërkohet unitet absolut. Kush nuk do të votojë këtë kandidate do të përjashtohet nga partia (zhurmë në sallë).

Tereze Brigja: Ne nuk jemi dele që na vini me këto urdhra. Së pari të vini të kërkoni falje për kryetarin që kishim. Nuk kam gjë kundra emrit që propozoni. Por e njohu kryeministri Valdrinin që na solli pa pyetur? Po ashtu pa na pyet dhe pa e njohtë po na sjell edhe këtë herë! Na turpëruat. U detyrohemi falje njerëzve që përfaqëojme dhe mos shtojmë turpin...

Senida Mesi: Të mirëkuptoj! Nuk të heq një presje. Por ky është një urdhër politik. Të tillë do të ndodhin shpesh edhe kur të jeni në Këshill Bashkiak.

Blediana Nika: Së pari të vinë të na kërkojnë falje. Edhe ju që jeni aty, po, po. Se nuk u morët vesh ju në këto 25 vite jemi në këtë gjendje që na kapultojnë njerëz pa na pyetur. Unë flas dhe kam të drejtë të flas  se kam sjellë më shumë vota se secili në këtë sallë...Dhe mos më drejto gishtin mua kur flet

Senida Mesi: Se kush bën vota në Velipojë e dimë mirë! Prandaj respekto debatin dhe fol me radhë. Kij respekt!

Tereze Brigja: Ne jemi demokraci dhe nuk pranojmë të konsiderohemi kështu. Do doja shumë të ishte Edi Rama këtu, ti them si më dhemb shpirti për këtë gjendje ku është kantandis PS e Shkodrës. Na bëri gropën me atë kandidat që sic e pamë as në zonën e vet në Rrencë nuk fitoi. Nuk pat aftësi me njohtë kandidatin...si merr përsipër me na detyru pra figurë tjetër. Flas se kam kontribut në vite, kam derdhë djersë… A e dini ju ça do me thanë me drejtu njerëz me votu deri në majë të Dukagjinit, nëpër një shetg rruge ku kanë vdek 75 veta?? Nuk e dini,, se nuk ka të ngajshëm në qytet kjo sforco. Nuk kam më besë ndër njerëz me kërku votë...se jena malësorë dhe kena besë! Keni bërë gabim fatal dhe tani vini prap dhena rekomandoni, Të zhytur në turp!

Bledina Nika: Senidë, si dhe kush bën vota në Velipojë e dimë ne! Nëse ti i jep vetes të drejtë me diskutu këtë dhe na vjen na vendos Veto këtu harron peshën e grupimit të partisë dhe të votës. do të kërkoj hallal që të kena ba deputete se me ato vota je bërë deputet.

Diana Muriqi: Pse na vendosni gisht për të zgjedhur një femër? Ça lidhje ka! Nuk e thotë ligji. Po qe për ashtu kemi Aurora Dibrën

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0081760883331299
array(1) { ["section"]=> string(218) "urdhri-i-kryeministrit-tensionon-socialistet-ne-shkoder-zbardhet-debati-i-forte-me-dyer-te-mbyllura-nuk-jemi-dele-ne-s-na-pyetet-per-valdrinin-dhe-na-bete-gropen-te-vije-rama-ketu-s-kemi-me-bese-te-kerkojme-vote-175845" }