URDHRI i Ramës përplasi socialistët e Shkodrës, kush është Brisejda Kadria e propozuar nga kryeministri si kandidate për kryetare këshilli, mbështetet fort edhe nga...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:34 19-08-2019 URDHRI i Ramës përplasi socialistët e Shkodrës, kush është Brisejda Kadria e propozuar nga kryeministri si kandidate për kryetare këshilli, mbështetet fort edhe nga...

Brisejda Kadria është propozimi i kryeministrit Edi Rama për kryetare e Këshillit të ri bashkaik në Shkodër.

Mirëpo, ky propozim i cili ka mbërritur në Shkodër në formën e urdhrit i përcjellë në mbledhjen e djeshme të degës së PS nga Senida Mesi ka shkaktuar debate të forta mes anëtarëve të partisë.

Kadria është refuzuar nga anëtarët, ndërsa Senida Mesi u ka komunikuar atyre urdhrin e kreut të qeverisë.

"Kush nuk voton Brisejdën do te përjashtohet nga PS", mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar mesazhin e kryeministrit.

Sakaq, mësohet se Kadria është po ashtu kandidate që mbështetet edhe nga Tom Doshi. Ndërkaq, nuk ka informacion të detajuar për pozicionin e Brisejda Kadrias në Shkodër.

Ndërsa mbetet për t'u parë nëse ajo do të zgjidhet në krye të këshillit, pas mbështetjes së fortë që zotëron.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088181495666504
array(1) { ["section"]=> string(169) "urdhri-i-rames-perplasi-socialistet-e-shkodres-kush-eshte-brisejda-kadria-e-propozuar-nga-kryeministri-si-kandidate-per-kryetare-keshilli-mbeshtetet-fort-edhe-nga-175767" }