Urdhri i Stomatologut profil për Aneta Ramën: Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të saj

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 01-08-2020 Urdhri i Stomatologut profil për Aneta Ramën: Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të saj Foto e pak koheve me pare: Aneta dhe Edi Rama

Urdhri i Stomatologut Shqiptar bën një profil për ndarjen nga jeta në moshën 82 vjeçare të Aneta Ramës, nëna e kryeministrit Edi Rama.

Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, 2 vite më parë Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi Aneta Ramës titullin më të lartë “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. “Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën”, thuhet ndër të tjera në profilin për Aneta Ramën.

Urdhri i Stomatologut Shqiptar:

Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama. Dr.Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike.

Dr.Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme për punë shumë të mirë e rezultate shkencore në shërbimin ndaj qytetarit. Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ në një atmosferë të jashtëzakonshme festive të mbarë dentistrisë. Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës.

U prehsh në paqe Dr.Aneta!

President i USSH

Nikoll Deda

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011100053787231
array(1) { ["section"]=> string(128) "urdhri-i-stomatologut-profil-per-aneta-ramen-sot-stomatologjia-shqiptare-humbi-nje-nga-ikonat-e-para-te-themelimit-te-saj-215711" }