Urdhri tjetër për mbylljen e shkollave, ministri Beqja: S’jam në Tiranë e s’e kam parë shkresën por s’kam firmosur gjë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 13-01-2017 Urdhri tjetër për mbylljen e shkollave, ministri Beqja: S’jam në Tiranë e s’e kam parë shkresën por s’kam firmosur gjë

Në një e-mail të siguruar nga opinion.al, i thuhej se kishte një tjetër urdhër nga Ministria e Shëndetësisë, për mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave në datat 16, 17, 18, 19, 20 janar 2017. 

ssssssssssssssssss.jpg

Lajmi bëri xhiron  e të gjitha portaleve dhe alarmoi shumë prindër të revoltuar me këtë vendim. Por vjen reagimi nga vetë ministri Ilir Beqja. Beqja thotë për News 24 se nuk e ka parë të plotë shkresën që qarkullon së nuk ndodhet në Tiranë por pohon se nuk ka firmosur asnjë shkresë.

Ka një urdhër ose propozim nga Ministria e Shëndetësisë për shtyrjen e shkollës?

Ilir Beqja: Nga ne nuk ka propozim.

Po për shkresën qe qarkullon çfarë mund të thoni?

Ilir Beqja: Nuk jam Tiranë e nuk e kam parë të plotë, por unë nuk kam firmosur gjë ndryshe nga dy herët e tjera. Ajo shkresë është një ëord i shkruar dhe s’ka asgjë të ngjashme me urdhrat e mi zyrtare.

Nga Ministria e Shëndetësisë deri tani kanë dalë dy urdhhra për shtyrjen e afatit të rifillimit normal të procesit mësimor në kopshte e shkolla.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të dënuar me burg dhe shpallur në kërkim, policia ndalon 2 persona (Emrat)
Kapen duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona. Ja zonat ku vepronin (Emrat) »
Article Logic
Execution time: 0.010541915893555
array(1) { ["section"]=> string(122) "urdhri-tjeter-per-mbylljen-e-shkollave-ministri-beqja-s-jam-ne-tirane-e-s-e-kam-pare-shkresen-por-s-kam-firmosur-gje-65397" }