Urgani “Irma” kalon nga vila e gazetarit shqiptar në Florida, e frikshme ç’ka lënë pas (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 14:17 11-09-2017 Urgani “Irma” kalon nga vila e gazetarit shqiptar në Florida, e frikshme ç’ka lënë pas (FOTO)

Uragani “Irma” ka kaluar sor në bregun perendimor të Florida-s në Amerikë.

Deri tani, stuhia ka përpirë çdo gjë që i ka dalë përpara, duke shkatërruar banesa, pemë, objekte pafund, ndërsa mbi 4 milon banorë janë evakuuar ditët e fundit.

Ambasadorja shqiptare në SHBA apeloi të gjithë emigrantët që të largohen për të shmangur pasojat tragjike që sjell stuhia e fuqishme.

Ndërkohë, në veri të Floridas stuhia sapo ka kaluar dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme serioze për jetën e banorëve.

Një prej atyre që janë përballur me stuhinë ka qenë edhe gazetari shqiptar, Ilir Levonja. Ai ka publikuar para pak minutash foto nga gjendja aktuale dhe gjithçka la pas “Irma”. Nga fotot e publikuara shikojmë që stuhia ka thyer pemë, ka shkaktuar përmbytjen e ambienteve pranë vilës së tij dy-katëshe.

“Miqte e mi gjithcka mbaroi ketu. Demet jane ne peme e gjera te jashteme. Fatmiresisht jo ne banesa. Tani lutemi per vellezerit tane ne veri, ku aktualisht Irma po shkon. Shume zona jane pa energji., shume me ujin tek pragu. Gjate ketyre 12 oreve kam pasur sms pa mbarim. Mirenjohje plot dashuri. Po per shkak te mungesës se internetit dhe nje lloj stresi te cilin e njeh ai qe ngujohet nuk u pergjigjem dot te gjitheve. Ndjesë te sinqerte, respekti nuk eshte zvogeluar aspak. Sot jeta ka filluar te leviz ... por ajo qe dua te them, eshte nje lloj solidariteti njerëzor per tu admiruar. Aq sa nje aradhe njerëzish 5 milionashe ka rregullin e nje klase prej 21 nxenes. Faleminderit...”, shkruan Levonja, me shpresën se stuhia të kalojë pa shkaktuar dëme në njerëz.

 

21616002_1653088461402004_4107961696342602716_n.jpg21616210_1653088364735347_3988198239453871465_n.jpg

 

21616434_1653088314735352_8017858991361950991_n.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uragani “Irma” në Florida, plasin vjedhjet mes stuhisë, por këtyre të rinjve “u del nga hundët” (VIDEO PO BËN XHIRON E RRJETIT)
Përplasen dy trena në Zvicër, 30 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.011211156845093
array(1) { ["section"]=> string(94) "urgani-irma-kalon-nga-vila-e-gazetarit-shqiptar-ne-florida-e-frikshme-c-ka-lene-pas-foto-91951" }