Urimi i veçantë i aktorit të 'Portokalli' për djalin: S’ta bleva dot Lamborghinin...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:17 24-08-2017 Urimi i veçantë i aktorit të 'Portokalli' për djalin: S’ta bleva dot Lamborghinin...

Aktori i njohur i Portokalli, Marin Orhanasi ka uruar djalin e tij të vogël me një postim në Facebook, ku i tregon pse nuk i ka blerë dhuratën e preferuar.

“Për ty djali im Maidush. Kampioni im absolut. Për ty king-u im mendoja kur nuk ishe, jam lutur për ty. Për ty mendoj tani, çdo sekondë, lutem çdo ditë përsëri, më shumë. Për ty zgjohem çdo orë të natës e vij të shoh, rri mbi ty e nuk e besoj që të kam. Të gjithin për vete, për ne. Për ty shqetësohem kur më thua do bëhesh aktor, për ty mendoj kur të them jo. Por, për ty unë do jem me ty ç’të duash të bëhesh ti. Për ty bëhem si i cmendur kur më merr moshatarja jote, mami, e më thotë që nuk ke ngrënë. Për ty ngordh kur më thua që ke bo llafe me mamin. Për ty vdes kur bën presion. Për ty shkrihem kur e ha kosin me pirun. Për ty i jam Zotit falenderues deri në pafundësi. Për ty marr frymë bir veç për ty. EDHE 100 o vullkani im. Tërmeti babit,” – shkruajti ai në Facebook.

Por, nuk harroi të shtonte dicka të fundit për fiksimin e Maidit për makinat superluksoze: “p.s Më fal që nuk ta bleva dot sot Lamborginin. E kishin myll ata çunat se janë me pushime.”

Edhe në urime të tilla aktorët nuk i lënë pas notat e humorit, prandaj Marini nuk harron që të shkaktojë të qeshura te ndjekësit.

dgfrerhy3e5hdegf.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzeni tepër romantik, suprizat për Arminën s'kanë të ndalur
Albana Osmanit i vjedhin “instagramin”, e pabesueshme çfarë fotosh i postojnë »
Article Logic
Execution time: 0.0081779956817627
array(1) { ["section"]=> string(84) "urimi-i-vecante-i-aktorit-te-portokalli-per-djalin-s-ta-bleva-dot-lamborghinin-90105" }