Usa Today thyen traditën, thirrje qytetarëve: Votoni për kë të doni, vetëm për Trump jo

Publikuar tek: bota, më 22:41 30-09-2016 Usa Today thyen traditën, thirrje qytetarëve: Votoni për kë të doni, vetëm për Trump jo

"USA Today" është e vetmja gazetë e madhe amerikane që, në gjithë historinë e saj, nuk u ka bërë thirrje asnjëherë lexuesve të votojnë për një kandidat apo për një tjetër. Sot ajo e theu këtë traditë – u bëri thirrje lexuesve të saj që të votojnë për kë person të duan në nëntor, për sa kohë që ai person nuk e ka emrin Donald Trump.

Trump-i ka tradhëtuar premtimet e bëra nga të gjithë presidentët amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan bordi editorial i gazetës, transmeton Respublica. Ndër premtimet, përmendet mbështetja e pakushtëzuar për aleatët e NATO-s, kundërshtimi i palëkundur ndaj agresionit rus, dhe garancia absolute e pagimit të obligacioneve të thesarit amerikan.

Sipas bordit editorial të USA Today, Trump-i ka shprehur një admirim shqetësues për udhëheqës autoritarianë dhe një respekt të vogël për garancitë kushtetuese të demokracisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019994020462036
array(1) { ["section"]=> string(90) "usa-today-thyen-traditen-thirrje-qytetareve-votoni-per-ke-te-doni-vetem-per-trump-jo-54693" }