‘Ushqeje qenin të të hajë kokën!’, Idajet Beqiri për Mark Markun: Më erdhi në zyrë i rrënuar, i veshur keq! Si e mora në punë (BORDEROJA E PAGESËS)

Publikuar tek: politike, më 14:37 26-06-2019 ‘Ushqeje qenin të të hajë kokën!’, Idajet Beqiri për Mark Markun: Më erdhi në zyrë i rrënuar, i veshur keq! Si e mora në punë (BORDEROJA E PAGESËS) Marku-Beqiri

Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të PD, tashmë pedagog Mark Marku.

Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme e përmendi në ‘Opinion’ Beqirin duke mos qenë fort i sigurtë në ia dinte emrin por tha se kreu i PUK ishte i dënuar.

Në përgjigjen përmes rrjetit social, Beqiri rrëfen se si ish-studenti që u bë pedagog dikur ka trokitur në zyrën e tij, në gjendje shumë të keqe.

Beqiri thotë se dikur Marku shante Berishën në punën e gazetës Kombi, ku politikani kishte punësuar ish-studentin si korrektor gazete.

Për me tepër, kreu i PUK publikon edhe një nga borderotë e pagesave firmosur nga Marku.

PËRGJIGJA E PLOTË E IDAJET BEQIRIT:

Për analistin e Saliut, ish studentin që u bë pedagog, Mark Marku… dhe “ushqeje qenin, të të haj kokën”…

Aty nga fillim viti 1992 Mark Marku, analisti i Saliut dhe i Lulit te “Opinioni” i Fevziut, më erdhi në zyrë krejt i rrënuar, i pa ushqyer, i veshur keq. Isha Drejtor dhe Kryeredaktor i Gazetës “Kombi” qysh nga korriku 1991, deri në vitin 2003.

Kulmin e saj “Kombi” e kishte në vitet 1991-1995, tirazhi i së cilës arriti 20 mijë kopje të shitura. Më tha se ishte student, por në gjëndje të mjeruar ekonomike.

Pa ia ditur bindjet politike, pa pyetur nëse ishte i Saliut apo i krahut tonë progresist, e mora në punë si korrektor gazete.

 I jepja për çdo numur gazete 1500 lekë, të cilat për kohën ishin një pagë mujore e mjaftueshme për të mbajtur një familje.

Gazeta “Kombi” në çdo numur e bënte “llum” Sali Berishën, duke e stigmatizuar si agjent të Serbisë, si dallkauk, sharlatan, përçarës dhe vrasës të shqiptarëve. Marku i korrektonte bukur këto shkrime!

 Kur Saliu më burgosi në qershorin e vitit 1993 sepse në Gazetën “Kombi” i thash me gërma të mëdha në një faqe gazete “Berisha ti je vrasës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, korrekturën e këtij shkrimi e bëri Mark Marku…

Marku dje në emisionin e Fevziut “Opinion”, pasi bëri sikur nuk ma dinte emrin, tha se unë isha edhe i dënuar!

Analisti Lorenc Vangjeli i kujtoi Markut se Idajet Beqiri u dënua se i tha në gazetë Sali Berishës vrasës!

Marku bëri të paditurën! Kjo është një nga dhjetëra borderotë e pagesave që firmoste Marku te mua. Kam veç borderove të ruajtura, sepse mund t’i duhen Markut për pension nesër, edhe ca gjëra të tjera të tij… Epo kësaj i thonë “ushqeje qenin, të të haj kokën”!

 

fatura.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.075498104095459
array(1) { ["section"]=> string(145) "ushqeje-qenin-te-te-haje-koken-idajet-beqiri-per-mark-markun-me-erdhi-ne-zyre-i-rrenuar-i-veshur-keq-si-e-mora-ne-pune-borderoja-e-pageses-169846" }