Ushqim shqiptaro-gjerman, dhe një kuzhiniere nga “Gjermania” tek Mullixhiu në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:17 08-10-2018 Ushqim shqiptaro-gjerman, dhe një kuzhiniere nga “Gjermania” tek Mullixhiu në Tiranë Mullixhiu, Tiranë

Nuk thonë kot “dashuria fillon nga stomaku”, të kujton Bledar Kola ndërsa është përzgjedhur si kuzhinieri shqiptar që në kuadër të muajit të tetorit gjerman, është kthyer në mikpritësin për shqiptarë e gjermanë tek “Mullixhiu” në Tiranë.

 

Por, nga Bremen i Gjermanisë, ka udhëtuar Luka Lubke që do të jetë në kuzhinë bashkë me Bledin për të ndarë eksperiencën.

Të dy, ndërpresin mbrëmjen herë pas here për të treguar se cilat janë pjatat që kanë zgjedhur për mysafirët e darkës. Janë shtatë pjata në kombinimin shqiptaro-gjerman e anasjelltas, ndërkohë që verërat e përzgjedhura, janë të gjitha shqiptare.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz thotë se muaji tetor do të jetë I ngjeshur me aktivitete. “Do të tregojmë nëpërmjet tyre atë anë të Shqipërisë që e kthen këtë vend në një vend evropian”, thotë ajo në hapje të darkës.

Në fund të fundit, të dy shefat e përzgjedhur dinë ta tregojnë më së miri këtë dhe darka organizohet larg thashethemnajës politike

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024195909500122
array(1) { ["section"]=> string(88) "ushqim-shqiptaro-gjerman-dhe-nje-kuzhiniere-nga-gjermania-tek-mullixhiu-ne-tirane-137047" }