Ushtaraku me origjinë shqiptare shërben në Izrael, kolegët izraelitë ekspertët të tërmetit i ndihmojnë familjen në Durrës (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:18 11-12-2019 Ushtaraku me origjinë shqiptare shërben në Izrael, kolegët izraelitë ekspertët të tërmetit i ndihmojnë familjen në Durrës (FOTO) Ekspertet izraelite ne familjen e ushtarakut shqiptar qe sherben ne Izrael

Ekspertët izraelitë që kanë ardhur në Shqipëri gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit, banorët e Durrësit, Thumanës e Laçit, janë ende në vendin tonë dhe po inspektojnë godinat e dëmtuara.

Por një histori sa e veçantë aq dhe e bukur vjen nga rrënojat e Durrësi, aty ku ekspertët izraelitë punojnë përditë që të përfundojnë inspektimin e të gjitha pallateve dhe shtëpive të dëmtuara, për t’ju thënë më pas banorëve të futen në to apo të klasifikohen përfundimisht si të pabanueshme.

Sot, ekspertët izraelitë kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare që shërben në forcat ushtarake të Izraelit, por që nuk kishte mundur të vinte pranë familjes së tij në këto momente të vështira, dhe e kanë njoftuar kolegun e tyre se prindërit e tij janë mirë.

Siç shihet dhe në foto, Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit po kujdeset për prindërit e kolegut të tyre me origjinë shqiptare por që shërben në ushtrinë izraelite dhe për momentin ndodhet atje.

78975137_1522511341220660_7964010853127159808_n.jpg

79304357_1522511327887328_1903725433405308928_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012164831161499
array(1) { ["section"]=> string(132) "ushtaraku-me-origjine-shqiptare-sherben-ne-izrael-koleget-izraelite-ekspertet-te-termetit-i-ndihmojne-familjen-ne-durres-foto-189140" }