Një nga 10 ushtarët që i kishte zënë poshtë një ortek në Himalajë mbijetoi për 6 ditë, 8 metra nën dëborë në Himalajë. Forcat e shpëtimit e konsideronin atë të vdekur, por janë befasuar kur ushtari kishte arritur të mbijetonte.
Gjendja shëndetësore e ushtarit, Naik Hanamanthappa është e rëndë dhe ai është transportuar menjëherë në spital, ndërkohë që hetimet për të gjetur edhe ushtarët e tjerë vazhdojnë.
Sipas mediave nderkombëtare, 9 ushtarët e tjerë ende konsiderohen si të vdekur nga forcat e shpëtimit, pavarsisht se personi i parë që u gjent është i gjall.
“Shpresojmë akoma të bëhet dhe një mrekulli tjetër. Lutuni te Zoti me ne”, ka thënë pas shpëtimit të ushtarit parë, komandanti i ushtrisë së Indisë. Zona ku janë zhdukur ushtarët konsiderohet si një nga zonat më të veshtira për shkak të temperaturës që arrin derin në -60 gradë.