Ushtria amerikane publikon VIDEON e aksionit të ekzekutimit të Al-Bagdadit

Publikuar tek: bota, më 00:09 31-10-2019 Ushtria amerikane publikon VIDEON e aksionit të ekzekutimit të Al-Bagdadit Kompleksi ku jetonte Al-Bagdadi derisa u ekzekutua nga Komandot amerikan

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka publikuar pak më parë videon e aksionit për ekzekutimin e liderit të ISIS Abu Bakr al-Bagdadi, pak ditë më parë.

Në pamjet e shpërndara naë Twitter nga faqa zyrtare e Komandës Amerikane, shihen ushtarët e CENTCOM të cilët rrethojnë kompleksin ku jetonte Al-Bagdadi, ndërsa avionët luftarakë kanë qëlluar nga ajri, nga dy vendndodhje të ndryshme, raporton neësbomb.al.

"Ky operacion ishte planifikuar dhe është ekzekutuar në mënyrë të hollësishme. Ai tregon shtrirjen globale të Shteteve të Bashkuara dhe angazhimin tonë të palëkundur për të shkatërruar ISIS", është shprehur Gjenerali i CENTCOM, Frank McKenzie. Al-Bagdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit 'Kalifati Islamik', raportohet se u hodh në erë gjatë sulmit në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ai ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje eksplozive, si dhe fëmijët e tij, për të cilët besohet të jenë akoma gjallë.

Ndërkohë, pas sulmit, vetë presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi para gjithë botës se një prej kokave më të rrezikshme të terrorizmit botëror Abu Bekir Al-Bagdadi vrau veten duke shpërthyer një jelek me bomba, gjatë operacionit të marinsave amerikanë në banesën e tij, në Idlib të Sirisë. ‘’Mbrëmjen e kaluar, numri 1 i terrorizmit global është sjelljë para drejtësisë. Vdiq si qen, si frikacak!’’, tha Trump, raporton neësbomb.al.

Gjenerali i Komandës që kreu sulmin ku u vra Al-Bagdadi, Frank McKenzie, është shprehur se eshtrat e kreut të ISIS janë varrosur në det në përputhje me Ligjin e konfliktit të armatosur, 24 orë pas vrasjes së tij.

Video e shpërndarë nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), ka marrë shikueshmëri tepër të lartë, mbi 214 mijë persona e kanë parë atë qëkur u publikua, 40 minuta më parë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012127161026001
array(1) { ["section"]=> string(81) "ushtria-amerikane-publikon-videon-e-aksionit-te-ekzekutimit-te-al-bagdadit-184130" }