Ushtria kineze tregon muskujt përballë Trump-it

Publikuar tek: bota, më 15:03 26-12-2016 Ushtria kineze tregon muskujt përballë Trump-it

Një aeroplanmbajtëse në Paqësor dhe një model i ri një avioni ushtarak. Ushtria kineze po tregon muskujt së paku një muaj nga fitorja e Donald Trump, që ka rindezur tensionet shkak i ishullit rival të Tajvanit.

Disa ditë më parë, media zyrtare kineze njoftoi se aeroplanmbajtësja e vetme në vend, “Liaoning” do të dilte për herë të parë në Paqësor, më pas një model i ri avioni luftarak FC-31 ka kryer testin e parë të fluturimit.

Këto demonstrime force vijnë në një moment kur Pekini ka vënë alarmin pas marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar të Donald Trump, i cili nuk është treguar i matur në deklaratat e tij kundrejt Kinës prej fitores në fillim të nëntorit.

Miliarderi polemizues theu heshtjen pas katër dekatash të politikës amerikane, duke marrë një telefonatë nga presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ndërsa Kina ndalon çdo formë kontakti mes partnerëve të saj të jashtëm dhe të udhëheqësve të Tajvanit, ishull që ajo e konsideron si një nga provincat e saj.

Donald Trump i ka hedhur ujë zjarrit duke përmenduar një përafrim të mundshëm me Tajvanin, ndërsa Pekini nuk ka hequr kurrë dorë ndaj mundësisë për të përdorur forcën për të rivendosur sovranitetin e saj në ishull, i ndarë politikisht që nga 1949.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025574922561646
array(1) { ["section"]=> string(53) "ushtria-kineze-tregon-muskujt-perballe-trump-it-63808" }