Ushtria kurde e gatshme për aleancë me Putin dhe Assad

Publikuar tek: bota, më 20:39 13-10-2019 Ushtria kurde e gatshme për aleancë me Putin dhe Assad

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë kurde, përmes një letre të publikuar ditën e sotme, njofton se është i gatshëm të bashkëpunojë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë sirian Bashar Al Assad, kundër ushtrisë turke.

Prej vitesh ushtria kurde ka qenë aleate dhe është mbështetur nga trupat amerikane, që vetëm pak ditë më parë vendosën të tërhiqen nga Siria duke i hapur rrugën ofensivës së ushtrisë turke.

Letra:

“Ne jemi Forcat Demokratike Siriane. Ushtria kurde ka rreth 70,000 ushtarë që kanë luftuar prej 2015-ës kundër xhihadistëve ekstremistë, përçarësve etnikë dhe dhunuesve të grave tona,” thuhet në letër.

“Ata janë bërë një forcë tepër e disiplinuar dhe profesionale luftarake. Nuk kanë shkrepur asnjë plumb kundër Turqisë dhe ushtrisë amerikane. Oficerët na njohin dhe na vlerësojnë tashmë për efektivitetin dhe aftësitë.”

“Kemi humbur 11,000 forca, disa nga luftëtarët dhe komandantët më të mirë për të shpëtuar njerëzit nga ky rrezik i madh. Unë i kam instruktuar forcat tona se Amerika dhe aleatët janë partnerët tanë, dhe duhet gjithmonë të sigurohemi që ata nuk do të lëndohen.”

“Forcat që unë komandoj tani janë të përkushtuara për të mbrojtur një të tretën e Sirisë kundër një pushtimi nga Turqia dhe mercenarët e saj xhihadë. Zona e Sirisë që ne mbrojmë ka qenë një strehë e sigurt për njerëzit që mbijetuan nga gjenocidet dhe spastrimet etnike të kryera nga Turqia kundër kurdëve, sirianëve, asirianëve dhe armenëve gjatë dy shekujve të fundit.”

“Ne ruajmë më shumë se 12,000 të burgosur terroristë të Shtetit Islamik dhe mbajnë barrën e grave dhe fëmijëve të tyre të radikalizuar. Ne gjithashtu mbrojmë këtë pjesë të Sirisë nga militantët iranianë.”

“Kur e gjithë bota dështoi të na mbështeste, Shtetet e Bashkuara zgjatën duart e tyre. Ne shtrënguam duart dhe vlerësuam mbështetjen e tyre bujare, raporton newsbomb.al. Me kërkesën e Uashingtonit, ne ramë dakord të tërheqim armët tona të rënda nga zona kufitare me Turqinë, të shkatërrojmë fortifikimet tona mbrojtëse dhe të tërheqim luftëtarët tanë. Turqia nuk do të na sulmonte kurrë për sa kohë që qeveria amerikane do t’i qëndronte fjalës që na dha.”

Tani jemi duke qëndruar me gjoksin tonë të zhveshur për t’u përballur me thikat turke.

“Sidoqoftë, ne nuk po kërkojmë që ushtarët amerikanë të bëhen pjesë e luftimeve. Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara nuk janë policia botërore. Por ne duam që Shtetet e Bashkuara të pranojnë rolin e rëndësishëm në arritjen e një zgjidhjeje politike për Sirinë. Ne jemi të sigurt se Uashingtoni ka një levë të mjaftueshme për të ndërmjetësuar paqe të qëndrueshme midis nesh dhe Turqisë.

Ne besojmë në demokraci si një koncept thelbësor, por në dritën e pushtimit nga Turqia dhe kërcënimit ekzistencial që sulmi i saj paraqet për popullin tonë, mund të duhet të rishikojmë aleancat tona. Rusët dhe regjimi sirian kanë bërë propozime që mund të shpëtojnë jetën e miliona njerëzve që jetojnë nën mbrojtjen tonë. Ne nuk u besojmë premtimeve të tyre. Për të qenë i sinqertë, është e vështirë të dish se kujt t’i besosh.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20944285392761
array(1) { ["section"]=> string(61) "ushtria-kurde-e-gatshme-per-aleance-me-putin-dhe-assad-181922" }