Ushtria merr në dorë Aeroportin, ironizon Andi Bejtja: Ej Chuck Norris come and visit Albania

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:12 11-04-2019 Ushtria merr në dorë Aeroportin, ironizon Andi Bejtja: Ej Chuck Norris come and visit Albania

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka dhënë urdhër efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave të Armatosura të vendosen në aeoportin 'Nënë Tereza'.

Kjo pas grabitjes spektakolare të miliona eurove brenda pistës.

Ndërkaq, analisti Andi Bejtja ironizon këtë fakt duke e lidhur me fushatën sensibilizuese që u bë në rrjet javë më parë për të ftuar aktorin e filmit “Taken” në Shqipëri.

“Ej  Chuck Norrris come and visit Albania.

Me ketë ushtri në aeroport nuk ka më kuptim thirrja hej Liam come and visit Albania, po hej Chuck Norris come and visit Albania, po i armatosur vlla gjer në dhëmbë, plus qe ja ke marrë dorën kinezëve e vietnamezeve”, shkruan Bejtja.

Kujtojmë se pas pak minutash ministrja Xhaçka do shkojë në aeroport për të inspektuar efektivët e dislokuar mbrëmjen e djeshme përgjatë perimetrit të sigurisë së Aeroportit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025650024414062
array(1) { ["section"]=> string(98) "ushtria-merr-ne-dore-aeroportin-ironizon-andi-bejtja-ej-chuck-norris-come-and-visit-albania-159989" }