Ushtria nis shpërndarjen e ushqimeve në Kakavijë, kalcone dhe sanduiç për qytetarët në radhë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:12 14-08-2020 Ushtria nis shpërndarjen e ushqimeve në Kakavijë, kalcone dhe sanduiç për qytetarët në radhë

Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ushqimeve për qytetarët që janë bllokuar në radhët e gjata, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë përmes doganës së Kakavijës.

Autokolona e makinave mbetet e gjatë, thuajse deri pranë fshatit Jergucat. Gazetari Erion Skëndaj ka intervistuar disa prej qytetarëve, mes të cilëve ka edhe nga ata me probleme shëndetësore, të moshuar por edhe shtetas të huaj.

Më herët gjatë ditës së sotme, grupe të rinjsh kanë shpërndarë shishe me ujë. Situata e rëndë pritet të vijojë edhe nesër, pasi pala greke pritet të mbyllë doganën, duke detyruar qytetarët të flenë në makina.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094311237335205
array(1) { ["section"]=> string(98) "ushtria-nis-shperndarjen-e-ushqimeve-ne-kakavije-kalcone-dhe-sanduic-per-qytetaret-ne-radhe-217169" }