Ushtria zbarkoi në terren, Rama: S’do lejojmë ca të papërgjejgshëm të bëjnë hatanë e të marrin në qafë mijëra të pafajshëm

Publikuar tek: politike, më 16:30 20-03-2020 Ushtria zbarkoi në terren, Rama: S’do lejojmë ca të papërgjejgshëm të bëjnë hatanë e të marrin në qafë mijëra të pafajshëm

Pak minuta pasi ushtria ka zbarkuar në terren për monitoruar qytetarët të cilët nuk i binden urdhrave të qeverisë kundër përhapjes së koronavirus, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama shkruan se  ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga sabotatorët e kësaj lufte, ku një pakicë të cilën e quan të papërgjegjshme mund të bëjë hatanë dhe të marrë në qafë dhjetëra të tjerë.

“Tiranë ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga sabotatorët e kësaj lufte, ku kjo pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm mjafton për të na bërë hatanë dhe nuk mund të lejohet në asnjë mënyrë, të marrë në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm dhe t’u sjellin vuajtje dhjetëra mijëra të tjerëve”, shkruan Rama.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i drejtohet Vodafonit për të zbuluar të VERTETËN e mesazhit për Eni VASILIN, zbardhet MISTERI (DOKUMENTI)
SHBA premtoi 100 mln dollarë për Shqipërinë, reagon Basha: Falemnderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira »
Article Logic
Execution time: 0.010953903198242
array(1) { ["section"]=> string(127) "ushtria-zbarkoi-ne-terren-rama-s-do-lejojme-ca-te-papergjejgshem-te-bejne-hatane-e-te-marrin-ne-qafe-mijera-te-pafajshem-199416" }