Ushtritë e Irakut dhe Sirisë fitojnë terren kundër ISIS, marrin Saqlawiya dhe Raqan

Publikuar tek: bota, më 18:35 04-06-2016 Ushtritë e Irakut dhe Sirisë fitojnë terren kundër ISIS, marrin Saqlawiya dhe Raqan

Forcat irakiane fituan terren sot përballë grupit Shteti Islamik (ISIS) në perëndim të qytetit të Fallouja që përpiqet ta marrë nga kontrolli i xhihadistëve.

Ushtarët dhe policët, të mbështetur nga forcat paramilitare të Hachd al-Chaabi të dominuara nga milicitë shiite, ripushtuan rajonin e Saqlawiya, rreth 10 kilometra në veriperëndim të bastionit xhihadist të Fallouja, në provinciën perëndimore Al Anbar.

Kontrolli i zonës rurale rreth Saqlawiya mundëson të rrethohet krejtësisht Fallouja, që forcat e armatosura përpiqen të ripushtojnë në kuadër të një ofensive të filluar më 23 maj me mbështetjen ajrore të koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja.

Edhe ushtria siriane e mbështetur nga aleati i saj rus hyri sot për herë të parë që prej dy vitesh në provincën e Raqa, ku grupi Shteti Islamik (ISIS) rrezikon të shfarroset.

Organizata xhihadiste po përballet tashmë me tre ofensiva në Siri, nga të cilat dy janë operacione të mëdha në Raqa, ku progresojnë gjithashtu forca të mbështetura nga amerikanët dhe një tjetër në provincën fqinje të Alepos.

Këto ofensiva të ndryshme duket të tregojnë vendosmërinë e rusëve dhe amerikanëve, dy mbështetësit e aktorëve të ndryshëm në konfliktin sirian, për të përqëndruar përpjekjet e tyre në luftën kundër ISIS-it, që është përgjegjës për krime të tmerrshme në Siri dhe në Irak si dhe për atentate të përgjakshme në të gjithë botën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Francë, nga moti i keq deri më tani 4 të vdekur dhe 24 të plagosur
Erdogan: Ankaraja nuk do të pranojë kurrë akuzat për gjenocid armen »
Article Logic
Execution time: 0.0097818374633789
array(1) { ["section"]=> string(88) "ushtrite-e-irakut-dhe-sirise-fitojne-terren-kunder-isis-marrin-saqlawiya-dhe-raqan-42445" }