Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Bedri E., 34 vjeç, banues në Kavajë.
Sipas policisë 34-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L. E., 35 vjeç. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.