Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, arrestohet një person në Përmet, procedohen 4 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:44 15-10-2019 Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, arrestohet një person në Përmet, procedohen 4 të tjerë

Policia e Përmetit vazhdon goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Ditën e sotme ka arrestuar 1 shtetas dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara".

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e marë me qira nga shtetasi i arrestuar ‘F.Q’ janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, për të evidentuar dhe goditur ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Përmetit arreston 1 shtetas dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara".

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin:

  1. Q., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

  1. Gj., 36 vjeç, banues në Gjirokastër;
  2. Ç., 24 vjeç, banues në Këlcyrë;
  3. D., 29 vjeç, banues në Përmet;
  4. L., 33 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në shtëpinë e marë me qira nga shtetasi F.Q., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri dhe aksesorë për organizimin e kësaj loje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022349119186401
array(1) { ["section"]=> string(115) "ushtronin-aktivitetin-e-paligjshem-te-lojrave-te-fatit-arrestohet-nje-person-ne-permet-procedohen-4-te-tjere-182146" }