Ushtronin gjueti të paligjshme, ndiqen penalisht 2 persona në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:30 01-09-2017 Ushtronin gjueti të paligjshme, ndiqen penalisht 2 persona në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar 1 person dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për një person tjetër pasi janë kapur duke ushtruar gjueti të paligjshme në “Parkun Kombëtar të Prespës.”

Gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.

Në pranga ka rënë Y.Zh, 54 vjeç, banues në fshatin Tren dhe është proceduar në gjendje të lirë Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar 
në afërsi të fshatit Tren, brenda "Parkut Kombëtar të Prespës", kanë konstatuar shtetasit Y.Zh dhe Sh.H, në mjetin për të cilët lindën dyshime se ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:

2 armë gjahu(Çifte),
2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.

Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Ylli Zhulekut iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.
Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.

21271360_2026031784349849_8198185912735869289_n.jpg

21151712_2026031751016519_1773962029818843793_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbulimi i statujës së Gjergj Kastriotit, reagon Artan Lame: Je suis Skenderbeg!
Zjarret në Gjirokastër reagon PD: Mjaft me fasada, bëjuni ballë emergjencave »
Article Logic
Execution time: 0.012080907821655
array(1) { ["section"]=> string(72) "ushtronin-gjueti-te-paligjshme-ndiqen-penalisht-2-persona-ne-korce-90860" }