Ushtronin ilegalisht biznesin e lojërave të fatit, procedohen penalisht 3 persona në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:57 13-06-2019 Ushtronin ilegalisht biznesin e lojërave të fatit, procedohen penalisht 3 persona në Korçë

Vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun, në ambjente ku vazhdon të ushtrohet aktiviteti i paligjshëm i lojrave të fatit.

Policia procedon penalisht në gjendje të lirë tre shtetas, dy në Korçë dhe 1 në Maliq, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

A.B, 34 vjeç, banues në Korçë.

E.D, 40 vjeç, banues në Korçë.

F.H, 24 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në lagjet nr 5 dhe 10 të qytetit të Korçës, si edhe në fshatin Bregas, Maliq dhe më konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit A.B, në lokalin ku ishte i punësuar shtetasi E.D si dhe në lokalin në përdorim nga shtetasi F.H, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale respektivisht një kompjuter lap top, një telefon celular i markës “Iphone” dhe një njësi kompjuteri, të cilat dyshohet se përdoreshin nga këta shtetas për vendosjen e basteve sportive.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

 

62352495_2449137428705947_7232582857535782912_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027476787567139
array(1) { ["section"]=> string(96) "ushtronin-ilegalisht-biznesin-e-lojerave-te-fatit-procedohen-penalisht-3-persona-ne-korce-168047" }