Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, shpallet në kërkim pronari në Kukës, arrestohet punëtori i tij

Publikuar tek: aktualitet, më 08:56 20-10-2020 Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, shpallet në kërkim pronari në Kukës, arrestohet punëtori i tij Foto ilustruese

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një 41-vjeçarë është shpallur në kërkim, pasi organizoninaktivitete të paligjshme të lojrave të fatit.

Në pranga ka rënë shtetasi I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, Has dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi J. Sh., 41 vjeç, banues në Krumë, Has.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në pronësi të shtetasit J. Sh., ku ishte i punësuar në mënyrë të parregullt shtetasi I. M., kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjuterë (njëri pre prej tyre me programe për bastet sportive) dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë ushtruar kontrolle në lokale e ambiente të ndryshme dhe si rezultat kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin bar-kafe në pronësi të shtetasit J. Sh., ku ishte i punësuar në mënyrë të parregullt shtetasi I. M., kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjuterë (njëri pre prej tyre me programe për bastet sportive) dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, Has dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi J. Sh., 41 vjeç, banues në Krumë, Has.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, "Punësimi i paligjshëm", "Fshehja e të ardhurve" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizitë zyrtare në Tiranës, zbardhet axhenda e ministrit grek Dendias
Ngritja e Gjykatës së Lartë, KLGJ kualifikon dy gjyqtarë, i lë 5 ditë afat juristit për plotësimin e kushteve (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.011888980865479
array(1) { ["section"]=> string(124) "ushtronte-aktivitetin-e-paligjshem-te-lojerave-te-fatit-shpallet-ne-kerkim-pronari-ne-kukes-arrestohet-punetori-i-tij-224398" }