Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve, arresohen 2 persona (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 08-02-2017 Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve, arresohen 2 persona (Emrat)

Policia ka vënë në pranga 2 persona të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familje.

Specialistët e Policisë së Komisariatit Nr 3 në kryeqytet kanë arrestuar në flagrancë Aljon Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases D. Ç., 31 vjeçe.

Ndërkohë policia e Kavajës ka arrestuar Hysni Gj., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L. Gj., 40 vjeçe si dhe ndaj D. Ç. dhe L. Gj.

Ndaj personave të dhunuar u plotësua kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorive të Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Kavajë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra alarmante, shqiptarët në krye të listët në Europë për duhanpirjen, çmimet e paketave ndër më të lirat
Nis ndërtimi i këndit të forcës në parkun e Liqenit Artificial »
Article Logic
Execution time: 0.011032104492188
array(1) { ["section"]=> string(90) "ushtruan-dhune-fizike-dhe-psikologjike-ndaj-bashkeshorteve-arresohen-2-persona-emrat-68071" }