Ushtruan dhunë në protestën e 16 shkurtit, Gjykata jep VENDIMIN për 19 të arrestuarit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 19-02-2019 Ushtruan dhunë në protestën e 16 shkurtit, Gjykata jep VENDIMIN për 19 të arrestuarit

Jepet masa e sigurisë për 19 të arrestuarit e protestës së 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Mësohet se Gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 14 nga të arrestuarit, ‘arrest shtëpie’ për 4 të tjerë ‘detyrim paraqitje’ për një person.

Ndërkohë që Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 14 nga 19 të ndaluarit, masa e “Detyrim paraqitje” për 4 persona dhe arrest shtëpie për një person.

Po ashtu pjesë e personave që morën masën e arrestit me burg është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtim i forcave të rendit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030502080917358
array(1) { ["section"]=> string(91) "ushtruan-dhune-ne-protesten-e-16-shkurtit-gjykata-jep-vendimin-per-19-te-arrestuarit-153386" }