Vajza e abuzuar nga polici në Fushë Arrëz bën deklaratën rrëqethëse: Mësuesi i fesë islame na fuste në bodrum, na rreshtonte dhe abuzonte seksualisht me ne (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:15 06-06-2020 Vajza e abuzuar nga polici në Fushë Arrëz bën deklaratën rrëqethëse: Mësuesi i fesë islame na fuste në bodrum, na rreshtonte dhe abuzonte seksualisht me ne (E PLOTË)

Adriana, 27-vjeçarja që bëri denoncimin tronditës në lidhje me abuzimin seksual nga shefi i policisë së Fushë Arrëzit, ka bërë sot një deklarim tjetër rrëqethës në emisionin e Arbana Osmanit.

Ajo ka thënë se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abuzonte me to. I fuste në bodrum, i rreshtonte fëmijët e vegjël dhe zbuzonte seksualisht me to.

"Kishim një mësues të fesë islame, dhe abuzonte seksualisht me ne të gjitha. Ishim nga 10-14 vjeç. Ai na fuste në bodrum te shtëpia e fëmisë dhe na rreshtonte. Na trembte me fantazma me gjëra, na rrifte. Dhe abzuonte një nga një me ne. thoshte "çfarë do i bëj fëmijës së parë do i bëj dhe fëmisë së dytë e me radhë". Nuk kishim kujt t'i thoshim, ishim të pafuqishëm. Edhe nëse do tregonim mësuesi do hakmerrej pastaj".

Osmani: Po çfarë ndodhte nëse nuk bindeshit, nëse nuk pranonit?

Adriana: Na dënonin, na lidhnin pas kaloriferit, na linin pa ngrënë, pa gjumë, me një këmbë...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084588527679443
array(1) { ["section"]=> string(160) "vajza-e-abuzuar-nga-polici-ne-fushe-arrez-ben-deklaraten-rreqethese-mesuesi-i-fese-islame-na-fuste-ne-bodrum-na-rreshtonte-dhe-abuzonte-seksualisht-me-ne-209325" }