Vajza e Agollit i përgjigjet Artur Zhejit pas kritikës ndaj babait të saj: Karkalec…

Publikuar tek: aktualitet, më 20:51 06-02-2017 Vajza e Agollit i përgjigjet Artur Zhejit pas kritikës ndaj babait të saj: Karkalec…

Elona Agolli i është përgjigjur analistit Artur Zheji, pasi ky i fundit e konsideroi Dritëro Agollit si kryetarin e censurës gjatë periudhës së komunizmit.

Vajza e Dritëroit ka përzgjehdur një fragment nga përbledhja e publicistikës “Tështimat e lirisë” që shkrimtari ka botuar në vitin 1992, si përgjigjje për akuzat e Zheji. Elon aka publikuar në “Facebook” pjesë ku flitet për karkalecat, që dukshëm i referohet analistit.

Postimi i Elona Agollit:

"Keni ecur ndonjëherë përmes një livadhi me karkalecë?Ata kërcejnë përpara fytyrës tënde. Ti i përze me dorë, qindra të tjerë të hidhen në sy, në hundë, në vesh, në qafë. Ti vrapon, ata të mblidhen si re. Mua më kërcejnë çdo javë nga livadhi i gazetave mijëra fjalë-karkalecë. E përze një tufë, një tjetër më lëshohet duke kërcyer. Tani, së fundi, edhe dy karkalecë pleq m'u lëshuan , duke kërcyer nëpër livadhin e gazetave me kërkërimat e tyre plot instikt të lashtë insekti" . Ky është paragrafi me të cilin nis shkrimi "Betohen për të vërtetën, puthen me gënjeshtrën", shkruar 25 vjet më parë , në v. 1992, botuar në Përmbledhjen e publicistikës "Tështimat e lirisë" , nga Dritëro Agolli.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027009010314941
array(1) { ["section"]=> string(88) "vajza-e-agollit-i-pergjigjet-artur-zhejit-pas-kritikes-ndaj-babait-te-saj-karkalec-67918" }