Vajza e Azem Hajdarit në daljen e parë televizive: Nuk do i thosha jo një propozimi për të qenë deputete e PD

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 17-02-2017 Vajza e Azem Hajdarit në daljen e parë televizive: Nuk do i thosha jo një propozimi për të qenë deputete e PD

Vajza e Azem Hajdarit deklaron se nuk do ti thoshte jo një propozimi për të qenë deputete e PD në Tropojë. Në daljen e parë televizive e ftuar ekskluzive në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rudina Hajdari tha: Tropoja është vendlidnja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

 Pas 19 vjetësh Rudina Hajdari ka lënë SHBA ditëte fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë. Kryetari i PD Lulzim Basha e prezantoi pak ditë më parë zonjën Hajdari si kordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD. Ajo është vajza e vetme e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të PD që në themelim, i cili u vra më 12 shtator 1998 në Tiranë. Rudina Hajdari ishte 11 vjeç kur i vranë të atin dhe 3 vite më pas ajo shkoi në SHBA për të vijuar shkollën e mesme dhe më pas universitetin.

 Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të ztit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë. “Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali I tim tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qarkullonte pa leje drejtimi, të riut i gjendet një dorezë metalike në makinë
Në gjendje të dehur, i ofron “shpërblim” policit por e pëson shoferi në Pogradec »
Article Logic
Execution time: 0.011156797409058
array(1) { ["section"]=> string(114) "vajza-e-azem-hajdarit-ne-daljen-e-pare-televizive-nuk-do-i-thosha-jo-nje-propozimi-per-te-qene-deputete-e-pd-69006" }