Vajza e Frederik Ndocit në “The Voice of Amerika” (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 10:12 20-02-2015 Vajza e Frederik Ndocit në “The Voice of Amerika” (Video)

Klea Ndoci, vajza e këngëtarit Frederik Ndoci mesa duket po ecën në gjurmët e të atit.

Ajo është vajza e dytë e këngëtarit dhe është përzgjedhur për të qënë pjesë e “The Voice of Amerika” duke kaluar kështu edhe raundin e tretë të konkurimit. Frederik Ndoci ka kërkuar mbështetjen e publikut duke e  siguruar për talentin artistik të vajzës së tij.

“ Mbështetja juaj është shumë domethënëse dhe kurajuese për të, sepse për shumë vite, ju ndalua e drejta për të qenëpranë meje, që nga 1997...Ajo është vërtet e mirë në cilësi artistike dhe në shpirt sepse ka gjak artistësh dhe meriton më shumë ...Zoti vonon por nuk harron, e unë me kokën ngritur nga qielli e sytë mbushur me lot them faleminderit”-shkruan këngëtari Frederik Ndoci.

Më poshtë ju do mund të shikoni edhe një pjesë interpretative të Klea Ndocit, tashmë në garë për “The Voice of Amerika”.

 

 

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20678687095642
array(1) { ["section"]=> string(58) "vajza-e-frederik-ndocit-ne-the-voice-of-amerika-video-3911" }