Vajza e gjyqtarit të vrarë nga "Cosa Nostra", akuza direkte “burrave të shtetit”: Babai im u vra dy herë

Publikuar tek: bota, më 16:52 14-07-2016 Vajza e gjyqtarit të vrarë nga

"Nëse është e vërtetë ajo që ka dalë deri tani në lidhje me ndonjë manipulim nga burrat e shtetit do të doja të thoja se babai im u vra dy herë. Çfarë më zemëron mua është fakti që shumë nga ata që janë sjellë këtu në sallë i përkasin shtetit”, i tha Lucia Borsellino, vajza e gjyqtarit të vrarë nga mafia "Cosa Nostra" në '92, para trupit gjykues në gjyqin e katërt për masakrën e Via D'Amelio.

“Nëse para kësaj gjykatë unë nuk do i referohesha të gjitha atyre elementëve për të cilat jam në dijeni, nuk do ia falja vetes kurrë”, ka shtuar Lucia Borsellino gjatë dëshmisë së saj duke shtuar se “kush duhej ta kërkonte të vërtetën, thjesht nuk e ka bërë”.

Vajza e gjyqtarit është ndalur në raportet mes Bartolo Luppa, një polici me të cilin kishte marrëdhënie intime në atë kohë, dhe ekspertit të informatikës Gioacchino Genchi.

“Të dy shpesh diskutonin për Scarantinon, duke thënë se ishte i pabesushëm”, tha e bija e Paolo Borselino.

“Ankoheshin për mënyrëqn sesi trajtohej bashkëpunimi i tij dhe mënyra sesi ka kryer hetimet për masakrën. Tentonte gjithmonë të më largonte nga këto biseda sepse kisha elementë subjektivë në gjykimin tim.

Ishte një argument që mbushte ditët tona, na ishte kthyer në një element obsesiv.

Më bënin keq këto biseda.

Duhej të ecja përpara për babain tim dhe për këtë vendosa të ndryshoj edhe disa nga miqësitë e mia. Në shtëpi nuk pranonim nga këto debate sepse bëhej fjalë për opinione të pabaza”, ka thënë vajza e gjyqtarit Paolo Boselino.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012810945510864
array(1) { ["section"]=> string(104) "vajza-e-gjyqtarit-te-vrare-nga-cosa-nostra-akuza-direkte-burrave-te-shtetit-babai-im-u-vra-dy-here-46592" }