Vajza e lindur pa fytyrë feston ditëlindjen e nëntë

Publikuar tek: bota, më 21:45 31-08-2017 Vajza e lindur pa fytyrë feston ditëlindjen e nëntë

Një vajzë që ka lindur pa fytyrë ka sfiduar çdo gjë për të arritur ditlindjen e saj të nëntë.

Vitória Marchioli, nga Barra de Sao Francisco në Brazil, vuan nga sindroma e Treacher Collins - një gjendje që ndaloi 40 nga kockat e saj të fytyrës të zhvilloheshin duke e bërë atë me sy, gojë dhe hundë të zhvendosur.

Mjekët thanë se ajo nuk do të mbijetonte as në orët e para të ardhjes në jetë, e jo më të festonte ditëlindjen e 9.

Por Vitoria ka vazhduar të sfidojë të gjitha parashikimet e tyre dhe ka bërë tetë operacione për të rindërtuar sytë, hundën dhe gojën e saj, si dhe për të stimuluar funksionet e saj motorike. Operacioni i saj më i fundit ishte në spitalin Shriner në Teksas.

Prindërit, Ronaldo 39 vjec dhe Jocilene, 43 vjec po vazhdojnë të mbledhin fonde për më shumë trajtim me shpresën se kjo do t'i japë vajzës një cilësi më të mirë të jetës. Mjekët nuk mund të shpjegojnë se si ka jetuar kaq gjatë, por ata besojnë se është dashuria dhe kujdesi që e ka mbajtur gjallë.

dggsdgsdgsdgs.jpg

sgsdgsgsdgsd.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjidhen 4 firma që do ndërtojnë parafabrikate betoni për murin mes SHBA e Meksikës
Njihuni me heronjtë shqiptarë që po shpëtojnë qindra amerikanë nga përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.011847972869873
array(1) { ["section"]=> string(57) "vajza-e-lindur-pa-fytyre-feston-ditelindjen-e-nente-90797" }