Vajza e përdhunuar në Kamëz rrëfehet në polici: E njoha në Facebook, do takoheshin në lokal por...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:44 14-01-2017 Vajza e përdhunuar në Kamëz rrëfehet në polici: E njoha në Facebook, do takoheshin në lokal por...

Një 29-vjeçare nga Kamza denoncoi dje në polici përdhunimin nga një i ri disa ditë më parë në afërsi të Kthesës së Kamzës, rreth orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa duke qënë se e njihte të riun nga rrjetet sociale, ajo nuk mori guximin ta denonconte më parë.

Referuar burimeve nga policia, Balkanweb shkruan se i riu, shtetasi me inicialet G.Gj., ka abuzuar seksualisht me vajzën që e njohu në Facebook, pasi e kishin lënë të takoheshin në një lokal, sipas dëshmisë së që kishte dhënë vetë vajza. Vajza me inicaiet T.K. ka deklaruar ndër të tjera se ditën që do takoheshin në lokal, djali i ka dalë para tek Kthesa e Kamzës, fillimisht e ka bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë.

Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa 32­-vjeçari është shpallur në kërkim policor.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN E DITËS SË DJESHME:

Më datë 12.01.2017, është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, shtetasja T. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallzuar se shtetasi: – G. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 05.01.2017, ka kryer marrdhënie seksuale, me këtë shtetase kundra dëshirës së saj. Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gëzim i madh në Burgun e Drenovës, çfarë ka ndodhur këtë mëngjes me 55 të burgosur (FOTOT)
Amnistia nxjerr nga burgu Prokurorin, lihet i lirë Haxhi Giu »
Article Logic
Execution time: 0.0052039623260498
array(1) { ["section"]=> string(99) "vajza-e-perdhunuar-ne-kamez-rrefehet-ne-polici-e-njoha-ne-facebook-do-takoheshin-ne-lokal-por-65484" }